Si mundet një sipërmarrës të mbajë ekipin të bashkuar dhe bashkëpunues në kohë krize?

Sipërmarrësit po ballafaqohen me një ndër momentet më sfiduese për shkak të situatës aktuale dhe si efekt i mbylljes së aktivitetit, kompanitë dhe ekipet do ti nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Drejtuesit duhet të mbështeten në ekipet e tyre dhe të pershtaten me këto ndryshime sëbashku në mënyrë që të tejkalojnë këtë vështirësi. Mëposhtë do të gjeni disa këshilla se si të punoni me ekipin tuaj dhe të shfrytëzoni maksimalisht potencialin tuaj:

 

1- Komunikim i Hapur- Tregoni të vërtetën

Tregohuni transparent me ekipin tuaj dhe shprehuni qartësisht në lidhje me situatën aktuale, nëse dëshironi që ekipi t`ju mbështesë duhet ta përfshini atë në problem dhe në zgjidhje gjithashtu .

2-Qëllimi i kompanisë-  Për ku është drejtuar ekipi?

Mos prezumoni se të gjithë e dinë qëllimin e kompanisë për këtë vit, flisni për të dhe përcaktojeni saktësisht. Çdo anëtar i ekipit duhet të jetë i informuar për qëllimin e ekipit në mënyrë që të japë kontributin e tij maksimal.

3- Ndërtoni Besimin- Drejto duke dhënë shembullin

Si një drejtues roli juaj është ti shërbeni ekipit në mënyrë që ata  të shfrytëzojnë maksimumin e potencialit të tyre. Ju nuk mund të kërkoni kontribut maksimal nëse ju nuk jepni tuajin i pari.

4- Role dhe Përgjegjësi të qarta

Një strategji efektive është e ndërtuar mbi role dhe përgjegjësi të qarta, siguroni që çdo anëtar i ekipit të jetë i vetëdijshëm mbi detyrat e veta dhe të mbajë pergjegjësi.

5- Ambjent pune Pozitiv- Fokusohuni tek pikat e forta

Në çdo situatë të vështirë, ka kompani që ja dalin dhe të tjera që nuk ja arrijnë. Punoni me ekipin tuaj nga perspektivae suksesit, përqëndrohuni te evidentimi i pikave të forta dhe detyrave të bëra mirë para se të jepni sugjerimet për përmirësime dhe ndryshime.

1-    Ndërhyrje të jashtme- Online -Team Coaching/ TeamBuilding/ Training ...

Si një Drejtues ju nuk mund të arrini çdo gjë i vetëm, prandaj nëse më parë keni provuar shërbime që kanë dhënë rezultat për ekipin tuaj , përdorini sërisht. Nëse jo, ky është momenti perfekt për të kërkuar ndihmë për veten si drejtues dhe për ekipin që të jetë më i motivuar dhe bashkëpunues për tejkalimin e kësaj situate.

 

Si funksionon Team Coaching?

Faza 1                  Vlerësimi i Ekipit: Ku jemi ne sot?

Faza 2                  SeancaTeam Coaching : Seanca të përcaktuara për të punuar me ekipin si sistem

Faza 3                  Kompletimi: Rishikim i rezultateve dhe vlerësimi i indikatorëve post-coaching

 

Për të zbuluar si Team Coaching jep rezultatet e dëshiruara për ekipin tuaj Kontaktoni ne : info@miredathana.com

Cal

I am available to discuss your needs and share details about my approach to coaching.

Schedule a Conversation →
Email

Have a quick question orcomment? I'd love tohear from you.

Contact Me→