Date & Time
E Martë 17 Dhjetor
18:00 - 19:00
Location
InnoSpace Tirana
View Map

Coaching skills for entrepreneurs

Në ditët e sotme kur çdo gjë lëviz me shumë shpejtësi, sidomos për sipërmarrësit, ka një pafundësi gjërash për t’u bërë. Sapo mbarojmë diçka, nisim menjëherë diçka tjetër. Nganjëherë nisim diçka, pa përfunduar mirë atë që kemi në dorë. Gjithë ky nxitim e ngarkesë na bëjnë ndonjëherë të harrojmë se kush jemi e pse i bëjmë gjërat që bëjmë. Për të folur më gjatë mbi këtë, me datë 17 dhjetor, Mireda Thana , e cila është “Life Coach” e certifikuar do të jetë me WFNA në një bisedë të hapur për të ndarë me ne përfitimet dhe dobinë e “coaching for entrepreneurs”. Cilat janë përfitimet e “coaching” për sipërmarrësit? Një “coach” ju ndihmon të përcaktoni objektiva të qartë dhe të veproni drejt tyre, duke ju kujtuar përgjegjësinë që keni ndaj asaj qe doni të arrini. Një “coach” inspekton arsyet se pse ju kryeni veprime të caktuara, duke ju ndihmuar të zhvilloni një nivel më të lart vetë-ndërgjegjësimi si lider. Mireda është një “coach” e certifikuar që punon me individë dhe ekipe. Ajo është trajnuar nga “Co-Active Training Institute” dhe “Team Coaching University” në Hollandë e Zvicër. Ajo vjen nga një eksperiencë në Marketing dhe Financë dhe është bashkë-themeluese e “Flower Hotel” në Durrës.

Numri i vendeve: 35
Për të prenotuar vendin tuaj konfirmoni në DM ose në womenfounder@gmail.com

* Në fund të eventit, do të shpërndahet një kupon dhuratë për një seancë coaching me Miredën për të gjithë të pranishmit.