Mësimi që ne duhet të nxjerrim nga fëmijët

Si një mami e dy fëmijëve, shpesh e gjej veten duke nxituar në çdo gjë që bëj në mënyrë që të arrij të përfundoj çdo detyrë që kam planifikuar për ditën.

Ishte një ndër ato bisedat e shkurtra para gjumit me djalin tim 6 vjeçar që më kujtoi se sa shumë kemi për të mësuar prej fëmijëve. Kreativiteti dhe imagjinata e tyre janë një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për të qënë më të mirë dhe për të bërë më mirë.

Kjo bisedë e veçantë filloi me mua që para gjumit e pyeta: Çfarë ke për të më thënë në lidhje me sjelljen tënde sot?

Mami- vazhdon Mateo- unë u solla mirë por ndonjëherë edhe keq.

Unë: Si është e mundur? Unë e di që ti je një djalë shumë i mirë dhe mund të arrish më mirë se kaq. Më trego, çfarë të bëri të silleshe keq?

Mateo: Ma, unë kam dy ëngjëj, njëri te krahu i djathtë më thotë që të sillem mirë dhe tjetri në anën tjetër më thotë të bëj gabime. Ndonjëherë unë dëgjoj ëngjëllin e mirë e ndonjëherë unë dëgjoj ëngjëllin e keq, por në fund të ditës ai i miri fiton gjithmonë!

U ndjeva e surprizuar me historinë e tij (ndonëse jo shumë,pasi i ka të shpeshta kur bëhet fjalë për të dalë nga situata për ndonjë gabimqë ka bërë) , por për mua kjo ishte shumë më tepër se një histori. Ndërsa e perqafova dhe i dhashë puthjen e natës së mirë, mendimet më çuan në një workshop të para disa javëve.

E hapa atë workshop me tregimin për dy ujqërit.

 “Secili prej nesh ka dy ujqër brenda vetes, njeri është ziliqar, i zemëruar dhe i pangopur ndërsa tjetri është i qetë, paqësor dhe i dashur.Të dy këta ujqër jetojnë brenda nesh dhe na takon ne të vendosim se cili prej tyre fiton ditë pas dite. Ai që fiton është ai që ne ushqejmë më shumë!”


Tashmë, pas bisedës sime me Mateon unë kuptova se nuk janë dy ujqër ata që jetojnë brenda nesh por dy ëngjëj. Ëngjëjt janë një simbol më i mirë për shkak se të dy ëngjëjt kanë një mision të përbashkët: Të na mbrojnë ne!

Në varësi të situatës ne tregojmë një anë të ndryshme tonën, por si do të dukej sikur të ishim ne që e vendosim se cilën anë tonën të tregojmë në vend që të reagojmë sipas personave apo situatës? Nëse qëllimi i të dy këtyre ëngjëjve është të kujdesen për mua, atëherë unë do të doja që të kujdesesha për veten në një mënyrë që nuk lëndon askënd.

Secili prej nesh ka mundësinë të krijojë në vend se të reagojë në varësi të situatës apo personave. Duke u vënë në kontakt me ëngjellin tonë të mirë në arrijmë të evitojmë mënyrën e zakonshme të të bërit të gjërave, krijojmë një rezultat të ri, duke u kujdesur jo vetëm për veten tonë por edhe për impaktin që ne krijojmë.

 Fëmijet kanë një mënyrë tyren për të parë të mirën kudo, ata nuk shohin ujqër, ata thjeshtë shohin ëngjëj. Ndonjëherë ëngjëlli i mirë është i fshehur thelllë në errësirë, i lënë vetëm dhe pa vëmendje por ai është sërisht aty. Ne mund të vendosemi në kontakt me të në çdo moment e të krijojmë diçka pozitive në çfarëdo situate.

Ndoshta fëmijet kanë të drejtë, ne jemi të gjithë të përbërë nga ëngjëjt dhe ne duhet ta shohim veten në këtë mënyrë për të qënë më të mirë dhe për të bërë më mirë!

Cal

I am available to discuss your needs and share details about my approach to coaching.

Schedule a Conversation →
Email

Have a quick question orcomment? I'd love tohear from you.

Contact Me→